27,07,2024

Nagavci i del kundër Shpend Ahmetit për publikimin e fotove të fëmijëve

Must Read

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas veprimit të një mësueseje të një shkolle të kryeqytetit, e cila ka publikuar në “Facebook” foto të nxënësve të saj, të cilët nuk e kishin mësuar vjershën. Gazeta Express ka raportuar për këtë rastin më 6 shkurt.

“Këta nx nuk e kanë mësuar vjershën. Shume keq. Perveq atyre qe kane qene me grip.”, kishte shkruar dje në profilin e saj në “Facebook” Lindita Ilazi-Fazliu, mësuese në shkollën fillore “Emin Duraku”.

Këtë postim ajo e kishte shoqëruar me një fotografi, ku shihen 10 nxënës të renditur te dërrasa e zezë e klasës.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë për kallxo.com se e konsideron të papranueshëm veprimin e mësueses edhe nëse është bërë në dakordim me prindërit.

“Të dhënat jozyrtare thonë se grupi në ‘Facebook’ ka qenë në dakordim me prindërit, por për mua çdo trajtim i tillë dhe poshtërim i fëmijëve, nxënësve është i papranueshëm”, tha Nagavci.

Ajo tha se ka njoftuar Inspektoratin e Arsimit dhe po pret raportet e zyrtarëve të saj për të marrë masa.

“Unë kam njoftuar Inspektoratin e Arsimit, sepse ligjërisht është kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Megjithatë kam dërguar zyrtarë të DKA-së për vizitë në këtë shkollë dhe po pres raport deri në fund të ditës nga këta zyrtarë dhe nga drejtorit i shkollës. Në bazë të këtij raporti edhe do të merren masa”, tha Nagavci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img