03,05,2024

Naftëtarët nuk duan pajisje me arkat fiskale

Must Read

Shoqata e Naftëtarëve nuk e ka ndërmend t’u kërkojë një pjese të kompanive për shitjen e derivateve të naftës, që të pranojnë të pajisen me arkat elektronike fiskale, derisa tregut të shitjes së këtyre pajisjeve të mos u shtohet edhe ndonjë kompani. Deri më tani ATK-ja u ka dhënë autorizimet 7 kompanive, por asnjëra nuk ka arritur të marrë licencën përfundimtare.
Një pjesë e kompanive që merren me shitjen e derivateve, do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik vendimit të tyre për të mos u pajisur me arkat elektronike fiskale pa u futur në treg një kompani e re.

Përfaqësues të tyre po presin që, si Ministria e Financave, ashtu edhe ATK-ja, t’ua lejojnë një afat të ri, pas së cilit të gjithë do të jenë të pajisur me arka të tilla.

Nga ana tjetër, në Administratën Tatimore të Kosovës thonë se deri më tani u kanë dhënë autorizimet 7 kompanive, por asnjëra nga to nuk është licencuar për të shitur pajisje të tilla.

Megjithëse ka thënë se inspektorët për çdo ditë po bëjnë kontrolle, Hoxha nuk ka mundur të japë informata për numrin e dënimeve dhe të bizneseve që ende nuk kanë një arkë fiskale.

Ndërkaq, numri i kompanive të fiskalizuara tejkalon shifrën 25 mijë.

Përfaqësuesit e njërës nga kompanitë që është afër marrjes së licencës po pret që procesi të përfundojë deri në fund të muajit dhe në shtator të nisë shitjen e pajisjeve fiskale.

Ka disa vjet që ATK-ja dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë mundur t’i detyrojnë naftëtarët që të pajisen me arkat fiskale.

Naftëtarët nuk pranuan t’i marrin arkat fiskale, çmimi i të cilave ishte shumë i lartë, ndërsa vazhduan kundërshtimin edhe kur shoqata që i përfaqëson kompanitë e shitjes së arkave fiskale, uli çmimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img