Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 3000 litrave naftë në rajonin e Mitrovicës.
Në njoftimin për media nga Dogana e Kosovës, thuhet se gjatë patrullimeve rutinore, njësitet e anti-kontrabandës kanë hasur në lëvizjen e një automjeti të markës Ford.
Gjatë kontrollit është hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash, mallra këto për të cilat dyshohet se nuk janë paguar taksat importuese:
Derivate të naftës, të vendosura në tre bidonë plastik, në sasi afër 3000 litrave dhe automjeti që transportonte ishte i pazhdoganuar.
Për rastin në fjalë janë iniciuar kundërvajtjet doganore, me c ‘rast i pandehuri është shoqëruar në Doganë për verifikime të mëtutjeshme.
Automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.
The post Naftë e kontrabanduar në rajonin e Mitrovicës appeared first on GazetaBlic.