Familja e djalit të vogël që ka marrë emrin e presidentit të Amerikës, Donald Trump ka treguar se i është shkatërruar jeta pikërisht për këtë gjë.
I lindur në shtator të vitit 2016, ndërsa po kandidonte si President, vogëlushi 18 muajsh mori këtë emër pasi i ati e pëlqente dhe e mbështeste kandidimin e tij.
Është fëmija i tretë që vjen nga martesa e Jamila dhe Sayed Assadullah, por emri nuk është pritur mirë nga të afërmit.
Familjarët e tyre nuk e pëlqenin këtë gjë pasi nuk i përkiste fesë muslimane dhe zgjodhën ti dëbonin nga fshati i tyre në Daikundi. Duke zgjedhur që të mos bëjnë ndryshime, ata morën me qera një shtëpi në Kabul.
Babai i djalit rrëfeu për ‘The Sun’ se kur ka shkuar në zyrën civile për të regjistruar të birin ka marrë keqtrajtime dhe kërcënime të mëdha.