05,05,2024

Mustafa: Të gjitha institucionet publike dhe jopublike duhet të jenë të kujdesshme në prezantimin e shifrave të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Must Read

U mbajt takimi i radhës i grupit për implementimin e strategjisë për narkotikë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i radhës i grupit për implementimin e strategjisë për narkotikë. Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të tretë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë kundër Narkotikëve.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional në luftën kundër Narkotikëve, z. Nehat Mustafa, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani dhe vlerësoi se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur disa takime të rëndësishme si jashtë vendit dhe brenda me qëllim të bashkimit të sa më shumë akterëve për një luftë sa më efikase të ndaj parandalimit të trafikimit të narkotikëve.
“Të gjitha institucionet publike dhe jopublike duhet të jenë të kujdesshme në prezantimin e shifrave të përdoruesve të lëndëve narkotike. Zyra e Koordinatorit Nacional nuk qëndron prapa shifrave të prezantuara në dokumentin SOCTA. Zyra e Koordinatorit Nacional nuk është konsultuar asnjëherë për shifrat e prezantuara dhe si të tilla për ne janë të papranueshme dhe të pasakta. Aq më keq këto shifra janë në kundërshtim edhe me vet raportet e DHTN”, theksoi zëvendësministri Mustafa.
Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbetën: organizimi i një konference ndërkombëtare kundër narkotikëve; hartimi i një projekti të përbashkët për parandalimin e përdorimit të narkotikëve; intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si EMCDDA etj dhe zgjerimi i qendrave që ofrojnë shërbime trajnimi për viktimat e përdorimit të narkotikëve.
Në fund u vendos që të hartohet një projekt hulumtues, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendor të të gjitha fushave, përmes së cilit do të synohet të kemi një shifër sa më të përafërt të numrit të përdoruesve të substancave narkotike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img