Pas disa ndryshimeve të agjendës së tij, kryeministri i Kosovës ka vendosur që të takohet me ish-zëvendësin e tij, tashmë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Siç bën me dije zyra për media e kryeministrisë, Mustafa fillimisht do të vizitojë Universitetin “Hasan Prishtina”, gjegjësisht rektoratin në orën 09:30.
Më pas, në orën 10:10, mësohet se kreu i ekzekutivit do t’i shkojë në konak presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.
Më tej, në orën 11:00, kryeministri Mustafa do të vizitojë Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale (AKPPM).
Ndërsa në orën 14:00, kryeministri Isa Mustafa do të merr pjesë në ceremoninë e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ceremoni e cila do të mbahet në Hotel Emerald.