23,12,2024

Mustafa: SHBA-së do ia kthejmë të mirën me zhvillim të Kosovës

Must Read

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në Sojevë afër Bondsteelit, ku po mbahet ceremonia e emërimit të rrugës nacionale në nder të djalit të ndjerë të Joe Biden, Beau Biden, ka falënderuar SHBA-të për kontributin e dhënë deri më tani në Kosovë.

Ai tha se kjo rrugë përshkon Bondsteelin ku kosovarët shohin garancën e tyre dhe të rajonit të Ballkanit.

“Beau nuk mund të ishte ndryshe veçse një djalë i denjë i familjes Biden”, tha më tej ai.

“SHBA-të janë partneri kryesor strategjik i Kosovës, prandaj edhe pagëzimin e kësaj rruge me emrin e djalit tuaj duhet ta shihini si përpjekje të kosovarëve për të falënderuar Amerikën për kontributin e saj”, raporton Koha.net.

“Tek SHBA-të, Kosova e sheh aleatin e përhershëm, vend me të cilin presidenti Rugova ka ndërtuar raporte speciale. SHBA ka shpëtuar Kosovën, ka mbështetur dhe po mbështet rindërtimin e saj. Falënderimi më i mirë për ndihmën që i keni dhënë Kosovës është zhvillimi ynë. Populli ynë do t’i kapërcej pengesat dhe do ta bëjë vend të denjë për të gjitha komunitetet dhe besimet”, shtoi kreu i ekzekutivit.

“Do të punojmë për sundim të rendit e të ligjit, kundër krimit e korrupsionit, për krijim të raporteve me fqinjët, për të qenë e barabartë me familjen euroatlantike… për ta bërë Kosovën shtet të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të saj”, tha kryeministri.

“Jam i bindur se kjo rrugë do ta kthejë shpesh vëmendjen tuaj kah ne. Shtëpia e kosovarit, tradicionalisht, është shtëpi e miqve. Ju jeni në shtëpinë tuaj”, u shpreh Mustafa në fund të fjalimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img