15,10,2024

Mustafa: Njohja nga Bangladeshi, dëshmi e forcimit ndërkombëtar të Kosovës

Must Read
Isa Mustafa

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se njohja nga Bangladeshi, është dëshmi e forcimit të vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me zhvillimet dhe vlerat universale botërore”, ka thënë Mustafa.

“Procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, proces që po përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderojmë Bangladeshin për njohjen dhe presim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në mesazhin e kryeministri Mustafa. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img