10,10,2025

Mustafa nga Prizreni: Nuk do të shkojnë javë e muaj e qytetarët do të lëvizin pa viza

Must Read

isa1

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është duke marrë pjesë në përvjetorin e 26 të themelimit të degës së kësaj partie në Prizren, njofton Klan Kosova.

Nga ky qytet Mustafa ka falënderuar secilin prej njerëzve që ka kontribuar për LDK-në. Ai ka thënë se qytetarët e vendit kanë besim në subjektin e tij dhe personalisht vet do të bëjë të pamundurën që të mos i zhgënjej asnjëherë.

Nga aty ai ka thënë se duhet ta çojnë deri në fund amanetin e Presidentit Rugova dhe Familjes Jashari.

Më tej ai ka thënë se shpreson që nuk do të shkojnë javë e muaj e që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza.

Mustafa ka vazhduar që t’i bëjë thirrje opozitës që të heqin dorë nga dhuna.

Me rastin e 26 vjetorit të LDK-së në Prizren një numër i të rinjve u anëtarësuan në këtë subjekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img