28,01,2026

Mustafa, Mariq-it: Ministrat s’themelojnë komuna (VIDEO)

Must Read

isa_1460558525-5890312

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Ljubomir Mariq, të enjten, kur vizitoi vendbanimin me shumicë serbe në Prelluzhë të Vushtrrisë, tha se aty do të krijohet një komunë e re serbe.

Por shefi i tij, Isa Mustafa, fjalët e ministrit të tij nuk po i merr seriozisht.

Mustafa madje tha se ministrat nuk mund të themelojnë e krijojnë komuna, njofton Klan Kosova.

I pari i ekzekutivit muhabetet rreth krijimit të komunës së Preluzhës më parë i kishte quajtur edhe tendencë për destabilizimin e vendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img