18,05,2024

Mustafa i shpreh ngushëllime familjeve të tre të rinjve shqiptarë

Must Read

Kryeministri Isa Mustafa, i ka ngushëlluar familjet e tre të rinjve shqiptarë të vrarë mbrëmë pas sulmit në Mynih të Gjermanisë.

Kjo është komunikata e plotë e Kryeministrit Mustafa:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është informuar zyrtarisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin, se në mesin e viktimave të sulmeve të mbrëmshme vdekjeprurëse në Munih, janë edhe tre të rinj shqiptarë.

Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këto humbje të pakompensueshme.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës qëndrojnë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës, i ka dërguar një telegram ngushëllimi edhe Kancelares Gjermane Angela Merkel, duke i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img