24,11,2024

Mustafa: Asnjë fermer nuk do të ndëshkohet për vonesa në implementim të projekteve të granteve

Must Read

Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka nxjerrë sot vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, transmeton Klan Kosova.

Pikat e vendimit:

    1. Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për zbatimin e Projekteve të Zhvillimit Rural të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – Nr.16/2019 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2019, të datës 21.05.2019.

    2. Shtyrja e përkohshme e këtyre afateve nga paragrafi 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të fermerëve, pas marrjes së masave për parandalim të infeksionit Corona Virus COVID-19 nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    3. Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

4. Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

5. Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img