29,04,2024

Musmurati: PDK është pro ratifikimit të Demarkacionit

Must Read

Mediat në Kosovë kanë shkruar sot se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për më shumë se dhjetë muaj e ka mbështetur Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, tani është më e rezervuar për këtë çështje.

Gjithashtu, siç ka shkruar gazeta Zëri, përfaqësuesit e partisë më të madhe në vend të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se është e nevojshme gjetja e një konsensusi nacional.

Kjo pasi sipas tyre, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe brenda vetë partive.

Lidhur me këtë, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati në një prononcim për Telegrafin e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se PDK e ka ende qëndrimin e njëjtë sa i përket ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Sipas tij, të gjitha këto që po thuhen nuk janë të vërteta pasi qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshuar.

“Nuk kemi biseduar për këtë çështje. Por, kjo çështje duhet të ecë”, ka thënë ai.

Marrëveshja e nënshkruar para një viti në mes dy palëve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, ende nuk është dërguar në Kuvend nga Qeveria e Republikës së Kosovës për tu ratifikuar.

Kjo, pasi ka hapur shumë probleme nga kundërshtimet e opozitës për të mos e ratifikuar, pasi sipas tyre nuk do të lejojnë që asnjë centimetër tokë t’i jepet Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img