Në këtë takim zëvendësministri Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e saj për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset. Duke folur për tema të shumta, është shprehur përkushtimi më i lartë i qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane dhe proceset zhvillimore të vendit.
Nga ana tjetër drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, ka theksuar gatishmërinë e vazhdueshme të qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.
Në takim zëvendësministri Murtezaj u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi./ Lajmi.net