03,11,2024

Muri nuk rrëzohet as sot, tash përmendet edhe dialogu si opsion

Must Read
Muri në Veri

Kjo ministri një ditë pas kalimit të afatin për rrënimi e këtij muri i cili sipas një rezolute të Kuvendit të Kosovës duhet të rrënohet më së largu më 31 janar, ka thënë se ky mur është ilegal, por që nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët me pushtetin lokal për heqjen e tij.

Në komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerëve ndërkombëtar kanë dhënë maksimumin, që ky problem të zgjidhet me dialog.

“Kemi analizuar dhe marrë parasysh me seriozitetin më të madh Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila e obligon Qeverinë që brenda muajit Janar të rrënoi murin. E në ndër kohë instancat më të larta të Qeverisë së Kosovës në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerëve ndërkombëtar kanë dhënë maksimumin, që ky problem të zgjidhet me dialog”.

“ Përkundër vullnetit dhe kontributit serioz dhe institucional e dhënë nga MMPH-ja, nuk kemi arritur që të gjejmë zgjidhje të mirëkuptimit për heqjen e murit nga ana e pushtetit lokal të Mitrovicës së Veriut”.

“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për të përmbushë obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj Vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Muri në veri ishte ndërtuar nga serbët gjatë muajit dhjetor, ndërsa që nga institucionet e Kosovës është cilësuar si ilegal të cilët kanë paralajmëruar rrënimit e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img