03,05,2024

Murati tregon se çfarë humb e çfarë fiton Kosova me korrigjim të kufijve

Must Read

Madje, siç thotë Murati, ata po shkaktojnë panik, po përpiqen të tmerrojnë njerëzit dhe po dezinformojnë qëllimshëm.

Në këtë drejtim, Murati ka thënë se përkundrazi, nuk ka nevojë as për panik, pasi që sipas tij, Kosova fiton shumë nga ky proces.

Postimi i plotë i Muratit:

Po thonë me ridefinimin e kufijve, Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);

– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;

– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të.

– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.

E çka fiton Kosova:

– Fiton Kosovën Lindore

– Fiton funksionalitetin e shtetit

– Fiton sovranitetin e plotë.

– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.

– Fiton paqen e stabilitetin.

– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.

– Fiton mundësin për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img