25,06,2024

Mungesa e mbështetjes nga Qeveria, komunat i ankohen presidentes Osmani

Must Read

Mosmbështetja nga Qeveria e Kosovës, themelimi i grantit të katërt, ishin disa nga ankesat që iu adresuan presidentes së vendit, Vjosa Osmani në Këshillin e Kryetarëve të Asociacionit të Komunave.

Në këtë takim u diskutua edhe roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat tjera në qeverisjen lokale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, shprehu shqetësimin për mbështetjen nga Qeveria e Kosovës për komunat.

“Shqetësues në këtë drejtim është edhe moskomunikimi i rregullt ndërinstitucional dhe përkundër kësaj ne shprehim shqetësimet tona por edhe sfidat për disa çështje të nivelit lokal. Muaj më parë komunat janë detyruar ta dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, ku ministria e Financave gjatë procesit të amendamentimit nuk konsultoi fare komunat e Kosovës. Theksojmë se me këtë ligj, janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim drejtpërdrejt në zvogëlimin e të hyrave të komunës. Po ashtu afektim në projektet kapitale dhe të hyrave vetanke, si të hyra kryesore të komunave. Kemi kërkuar mbështetjen e Qeverisë që të ndahet buxhet shtesë për komunat që të përballojnë kostot financiare si pasojë e kontaratave kolektive në arsim dhe shëndetësi të cilat paguhen nga buxhetet komunale, edhe kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga komunat e Kosovë të japin kontribut më të madh për të eliminuar dhunën mbi baza gjinore.

Presidentja tha se përkrah kërkesën e komunave për buxhet shtesë që të rritet siguria në qendrat për punë sociale.

“Ky takimi besoj është një mundësi për të rikonfirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për përmirësimin e jetës së qytetarëve… Shumë probleme që janë ballafaqim i përditshëm në komunat që ju përfaqësoni i tejkalon edhe kufijtë administrativë të komunave, sepse shtrirja e tyre është shumë më e gjerë, komplesiteti i temave është shumë më i madh dhe zgjidhja e tyre kërkon mobilizimin e të gjithë neve bashkërisht. Një ndër këto probleme për të cilat e kemi ftuar këtë takim të përbashkëta është edhe dhuna mbi baza gjinore… Dhuna mbi baza gjinore për fat të keq ka marr hov. Në muajt e fundit kishim edhe dy vrasje të tjera të grave. Prandaj, duhet të kemi një reagim emergjent, por edhe të bashkërenduar”, theksoi ajo.

Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve të Asociaionit të Komunave tha se është e domosdoshme që viktimat e dhunës mbi baza gjinore të jenë të përkrahura nga niveli lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img