Ferizaj

Mundësi shërimi në SHBA për fëmijët me defekte  në zemër

By FerizajPress

January 24, 2017

Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë,  Gëzim  Kokollari,  ka shpërndarë  në rrjetin social facebook një njoftim  të Dr. Mazllum Belegut, ku ftohen të  gjithë prindërit që kanë fëmijë me  defekte të zemrës që të lajmërohen për vlerësim dhe mundësi të dërgimit të tyre për shërim  në SHBA

“Dr. Mazllum Belegu bënë thirrje që të lajmërohen në numrin e tij 049 dhe 044 126 065 të gjithë ata prindër që kanë fëmije me defekte në zemër, në mënyrë që të vlerësohen dhe të shkojnë për shërim në SHBA. Duke qenë se vlerësimi i fëmijëve do të fillon në Mars, do të bënim mirë që ta shpërndajmë sa me shume këtë lajm, në mënyrë që të arrijë të secila familje në Kosovë.Shpërndaje me të tjerët.’ ka shkruar Kokollari