30,04,2024

Muharremaj: Në Suharekë është situatë alarmante nga sëmundja gungore

Must Read

“Situata duket alarmante. Sipas asaj që e pash në teren, mbi 100 raste të infektimit, e dhjetëra lopë janë groposur, nga sëmundja gungore e lëkurës. Sot me ekspertët e bujqësisë, Hajrush Suka e Sami Kryeziu dhe sekretarin organizativ të AAK-së në Therandë, Idriz Selimaj vizituam fermerët në Sallagrazhdë, Mushtisht, Maqitevë e Vraniq ku e hasëm një gjendje të mjeruar nga përhapja e kësaj sëmundje”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë neglizhente, duke lejuar që të arrijmë të kjo situatë ku fermerët po humbin shumë.

“Shqetësuese është edhe fakti se Komuna e Suharekës, edhe pse është informuar që nga korriku, për paraqitjen e kësaj sëmundje dhe ka qëndruar duarkryq përpallë kësaj situate. Neglizhenca si nga Qeveria qendrore, poashtu edhe nga ajo komunale është për të ardhur keq, dhe është skandaloze”, thotë ai.

Si qytetarë, por mbi të gjitha si deputet, apelojë që t’u dilni në ndihmë fermerëve e të mos pësojnë humbje edhe më shumë në gjedhët e tyre, sepse tek shumë nga ta, është i vetmi burim i të ardhurave. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img