27,07,2024

MPB tregon sa të gjata janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Must Read

Me fillimin e korrikut, edhe numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë ka filluar të rritet.
E me ardhjen e tyre, padyshim që edhe kolonat e pritjet nëpër pikat kufitare janë të pranishme, shkruan Indeksonline.
Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë nisur pritjet nëpër kufi, ndonëse me pak minuta.
Si zakonisht prin pika kufitare e Merdarës, pastaj Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Vërmica etj.
Kolona më e gjatë është 50 metra në Merdarë dhe Vërmicë në hyrje, kurse në dalje është 20 minuta. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img