04,05,2024

Mozzik dhe Loredana me vetura luksoze, zvicerania që i paditi: Ne po jetojmë në varfëri!

Must Read

Kohë më parë reperja e njohur Loredana u padit nga një çift zviceran, të cilët e akuzuan reperen për mashtrim dhe zhvatjen e 900 mijë fraga.

Ndërsa së fundi Mozzik ka treguar se ka blerë një tjetër veturë luksoze të tipit Mercedes, “Mirëseerdhe në shtëpi, zemër” ka shkruar reperi përkrahë imazhit të makinës.

E kjo ka bërë që të reagoj Z.Petra, ajo iu referua kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, shkruan gazeta zvicerane Blick.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por mesa duket paska sa të duash për një Mercedes Benz të ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po më shkatërron”, është shprehur ajo.

Kujtojmë që autoritetet zvicrane kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Loredanës deri në sqarimin e rastit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img