10,10,2025

Mourinho, selektor i Anglisë

Must Read

el-villarreal-pone-a-prueba-la-racha-del-madrid-3

Jose Mourinho është emëruar selektor i Anglisë për duelin e Soccer Aid kundër ekipit të botës të udhëhequr nga Claudio Ranieri.

Jose Mourinho do të rikthehet si menaxher, por vetëm për një ndeshje.

Ish strategu i Chelseas është emëruar selektor i Anglisë për duelin e Soccer Aid, ku për asistent do ta ketë menaxherin e Sunderlandit, Sam Allardyce dhe këngëtarin Robbie Williams.

Mourinho do të luajë kundër ekipit të botës, të drejtuar nga Claudio Ranieri, raportojnë mediat angleze, përcjell “Lajmi.net”.

“Dua të bëhem trajneri i parë që fiton trofeun e Soccer Aid me të dyja ekipet, Anglinë dhe ekipin e botës”, deklaroi Mourinho, i cili e fitoi duelin në drejtim të ekipit të botës më 2014.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryesuesi Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img