27,07,2024

Mourinho – Manchester United, vjen konfirmimi zyrtar

Must Read

mourinhoutd1

Jose Mourinho duket se nuk do të marrë drejtimin e United.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat në Itali, Jose Mourinho nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Unitedi në vend të Mourinhos do ta emërojë Ryan Giggs në rolin e trajnerit, përcjell Gazeta Blic nga “Corrierre dello Sport”

Portugezi 53-vjeçar shihej si kandidati favorit për ta zëvendësuar Van Gaalin në verë, mirëpo duket se në vendin e tij do të emërohet legjenda e klubit, Ryan Giggs.

Për Mourinhon, interesim raportohet se ka shfaqur Paris Saint-Germain, i cili thuhet se është i gatshëm ta emërojë atë si trajnerin e ri.

Përveç PSG, interesim për portugezin ka shfaqur edhe Real Madrid, i cili thuhet se e dëshiron rikthimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, thuhet se e dëshiron ribashkimin me Mourinhon, tri vite pasi e kishte shkarkuar atë nga pozita e trajnerit. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img