16,03,2025

Mourinho bën ‘revolucion’ te United, këta janë 5 yjet që synon t’i transferojë

Must Read

mourinhoutd

Jose Mourinho pritet të bëjë blerje senzacionale te klubi i tij i ri United në verë.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat britanike, Mourinho e ka bërë gati listën e super transferimeve që do t’i bëjë te klubi i tij i ri.

Mourinho raportohet se e ka bërë gati listën e 5 super blerjeve me të cilat do të bëjë revolucion te United, përcjell Gazeta Blic

Emrat të cilët Mourinho thuhet se i dëshiron në ‘Old Trafford’ janë sulmuesi i Tottenham Harry Kane, mbrojtësi John Stones, Zlatan Ibrahimovic dhe Renato Sanches.

Ibrahimovic mund të jetë transfer i lirë, por mbetet të shihet nëse United ka para të mjaftueshme për blerjen e tre lojtarëve tjerë.

Përveç futbollistëve të përmendur më lartë, United thuhet se ka filluar bisedimet me mbrojtësin e Romas, Kostas Manolas. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img