11,09,2025

Moskujdesi i qytetarit, dhezen kontejnerët nëntokësor përballë komunës

Must Read

Pak pas mesditës së djeshme për shkak të një moskujdesi, janë dhezur kontejnerët nëntokësor të cilët gjinden përballë komunës, e për çka Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia” ka paralajmëruar disa herë për kujdes. Kjo sepse ne po përballemi çdo ditë me situata të tilla, me ç’rast kontejnerëve po u vihet flaka me apo pa qëllim, por që kompania po dëmtohet rënd. Për të shuar zjarrin në kontejnerin para komunës është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve. Në KRM “Pastërtia”, mendojnë se është koha kur thirrjet e tyre duhet të merren seriozisht edhe Policia e Kosovës, e cila përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore, ajo mund edhe të gjejë shumë lehët zjarrvënësit përmes kamerave publike në qytetin e Ferizajt.

KRM “Pastërtia”, edhe njëherë u bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin prushin, hirin apo çfarëdo që mund të nisë flakën nëpër kontejner, sepse nuk dëmtohet vetëm kompania por dëmtohet edhe vetë pasuria e qytetit.

15126242_10207494977324427_1823337832_o

15151354_10207494975124372_200268035_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img