28,12,2024

Mos e matni presionin e gjakut kur ndiheni keq

Must Read

A e keni ditur se ndjenja e fshikëzës së mbushur i bënë njerëzit nervozë saqë ngrit presionin në arterie dhe vlera e matur mund të jetë për 5-10 mmHg më e lartë se vlera reale?

Po ashtu, njerëzit të cilët janë të shqetësuar ose nën stres, mund të marrin rezultate jo reale, pasi që vlera atëherë nuk është e saktë.

Për një pasqyrë të saktë, është e nevojshme që ta matim presionin tri herë në ditë – mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Me këtë rast është nevojshme të shkruani vlerat e fituara gjatë javës dhe t’ia dërgoni mjekut.

Gabimi më i shpeshtë që bëjnë njerëzit me rastin e matjes së presionit është se ata bëjnë matjen pasi të kenë ndonjë problem dhe atëherë është më se normale që presioni të jetë i lartë.

Pesë rregullat për matjen e saktë të presionit

Zbrazni fshikëzën

Një ndjenjë e mbushur e fshikëzës e bën personin nervoz dhe të shqetësuar, gjë që rrit presionin arterial.

Për shkak të fshikëzës së plotë, vlera e matur e presionit mund të jetë 5-10 mmHg më e lartë se e vërteta.

Pushoni

Është e nevojshme të pushoni së paku pesë minuta në vendin ku planifikoni të matni presionin. Mos flisni, ngacmoni ose ecni – e gjithë kjo rrit presionin.

Vendosuni në mënyrë të duhur

Ju duhet të uleni në një karrige ose kolltuk të rehatshëm. Përveç kësaj, do të ishte ideale nëse keni mbështetje për duart, shpinën dhe këmbët tuaja.

Pozita e dorës

Dora më e mirë është të vendoset në tavolinë. Për herë të parë, matni presionin në të dy duart.

Qëndroni të qetë

Mos flisni ose lëvizni gjatë matjes, pasi vlera e presionit mund të jetë disa dhjetëra mmHg më e lartë se ajo reale.

Para matjes, nuk duhet të pini kafe dhe çaj të zi, pasi mund të rrisin vlerat dhe para matjes shmangni pijet energjike.

Pse vlerat janë më të sakta kur e matim presionin te mjeku?

Çështja është te matësi – në institucionet shëndetësore, matësit e presionit janë rregullisht të servisuar dhe për këtë arsye punojnë më mirë dhe më saktë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img