Editorial

Mos e gjykoni Albinin me atë çka ha, pi, vesh e ku pushon!!


Publikuar më:


Mjaft jemi terrorizuar nga vet ai për 20 vite me këto gjëra, me lajme të tilla në media e portale të ndryshme pothuajse çdo ditë.

Mirë që qytetarët e shohin dhe e kuptojnë këtë gjë që secili kryeministër duhet të haj, pi, vishet e pushoj.

Shteti nuk “fiket” me këto gjëra, “fiket” me krejt tjera gjëra.

Mos e vlerësoni as për shkarkimet që janë duke ndodhur, pasi edhe këto janë bërë pothuajse në çdo qeverisje.

Gjykojeni dhe vlerësojeni për veprimet konkrete që do të ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarit, e që fatkeqësisht deri në këto momente nuk ka si nga qeveria qendrore si nga qeveritë lokale ku udhëheq vetëvendosje.

Është mirë që deri më tani të gjitha partitë kanë qenë në qeverisje dhe më asnjëra nuk mund të ndërtoj kauza fallco për ardhjen në pushtet, nga zgjedhjet tjera secila duhet të ofroj alternativa dhe plan konkret për përmirësimin e jetës së qytetarit.

Merreni shembull kryetarin e Ferizajt Agim Aliu si qeveriset me gjëra konkrete dhe çka mund të bëhet brenda një mandati me vullnet, punë e dashni për vendin.

Ka përfundua koha kur fitohen zgjedhjet duke etiketuar e linquar secilin me epitetet nga më të ulëtat vetëm për të fituar pushtetin.

Mjaft me populizma koti, shteti ka nevojë për veprime konkrete!

Është ky një reagim i një lexuesi te Ferizajpress, e cila e ka dërguar këtë shkrim në redaksi

To Top