28,11,2024

Montella rikthehet të flasë për Milanin dhe Gattuson

Must Read

Vincenzo Montella është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Milani, marrëdhënien me Gattuson, por edhe atë shkarkim të cilësuar si të papërshtatshëm, në Nëntor të vitit të kaluar. Trajneri italian ka treguar se me Genaro Gattuson gëzon marrëdhënie të mira, ndërsa ka zbuluar edhe një prapaskenë të bisedave mes tyre.
“Me Gattuson kemi marrëdhënie të mira. Kur isha trajner te Milani dhe deklaroja se skuadra është shumë e mirë, ai më thoshte të mos i thosha këto fjalë, pasi këmbëngulte që te Milani nuk kishte cilësi”, deklaroi Montella.
Tekniku i kuqezinjve dështoi në dy eksperienca brenda sezonit 2017-2018, pasi përveç Milanit, ishte edhe Sevilla që e shkarkoi vetëm pak javë para fundit të kampionatit spanjoll, transmeton “SS”.
“Mendoj se shkarkimi nga Milano ishte i padrejtë, pasi meritoja më shumë kohë. Ishte bërë një merkato me shumë emra dhe natyrisht që duhej kohë për t’i bërë të luanin bashkë. Të mos harrojmë se vetëm Bonucci ishte një lojtar kampion, ndërsa të tjerët vinin nga klube të dorës së dytë dhe nuk kishin eksperiencë për të luajtur në nivele të larta”, tregoi Montella.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img