27,12,2024

Monopol në MPB – marrëveshjen për targat nuk e kanë parë as disa nga zyrtarët me të lartë të saj

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka hapur ende një tender për targat e makinave me regjistrim të Kosovës, e cila do të mundësonte fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel për qarkullimin e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E, këtë marrëveshje, madje nuk e kanë parë as zyrtarë të lartë të kësaj ministrie. Vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje nuk është diskutuar në kabinet, dhe sipas tij, për këtë duhet të kërkojë përgjegjësi edhe kryeministri – shkruan Gazeta Monitor.

“Sa i përket rastit në fjalë, e them me përgjegjësi të plotë se pjesa më e madhe e kabinetit asnjëherë nuk e kemi parë Marrëveshjen për Targat”, ka thënë Nehat Mustafa.

Sipas Mustafës, brenda MPB-së është krijuar një monopol mbi informacionet nga grupe të caktuara, duke shtuar se informacionet asnjëherë nuk shpërndahen tek të gjithë.

“Fatkeqësisht, mënyra e raportimit  dhe debatimit brenda MPB-së është në nivel jo të kënaqshëm, ku grupe të caktuara mbajnë si monopol ekskluziv të tyre informacionet që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme”, ka shtuar zëvendësministri Mustafa.

Madje, sipas Mustafës, meqë kjo marrëveshje nuk është përcjellur zyrtarisht, tregon edhe për gjendjen e llogaridhënies në këtë ministri.

“Nuk na është përcjellur zyrtarisht , ashtu siç edhe e do rendi. Prandaj, unë as nuk mund të them se është apo nuk është pjesë e përgjegjësisë së MPB-së apo e Ministrisë për Dialog. Kjo është edhe një dëshmi se llogaridhënia në institucionet tona qeveritare është pika më e dobët”, ka thënë ai.

Bile, për Mustafën, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, llogaridhënia nuk ekziston fare.
“Në MPB pothuajse nuk ekziston fare”, ka përfunduar Nehat Mustafa, zëvendësministër në MPB.

Tutje, zëvendësministri Mustafa ua ka bërë me dije udhëheqësve të MPB-së se ai aty përfaqëson partinë më të madhe në vend, dhe se nuk pranon të jetë dekor i grupeve të interesit nga jashtë ministrisë

“Askush nuk duhet ta harroj se unë në MPB përfaqësoj partinë më të madhe politike në vend ,  Partinë Demokratike të Kosovës  dhe rrjedhimisht nuk do të lejoj që të jem dekor i grupeve të ndryshme të interesit brenda dhe jashtë ministrisë”, ka thënë për fund, Mustafa./Gazeta Monitor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img