26,11,2025

Monitorohet cilësia e ujit të detit në disa prej plazheve të Shqipërisë

Must Read

4 mostra u morën në plazhin e Velipojës në Shkodër në 4 pika të ndryshme.

Fushata e monitorimit mbështetet nga Qendra “Konsumatori” shqiptar në Durrës, shoqatat “Ylber” dhe “Ëell Point Environmental” në Shkodër si dhe nga vullnetarët e Qendrës së Informacionit Aarhus dhe stafit të Qendrës së Informimit të BE-së, Shkodër.

Ajo synon të nxisë pjesëmarrjen civile në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit, kryesisht përgjatë sezonit veror.

Procesi i monitorimit do të përsëritet në shtator dhe rezultatet e tij do të publikohen dhe do ti vihen në dispozicion publikut dhe aktorëve vendorë në mënyrë që të adresojnë më mirë çështjet e cilësisë së ujit të detit në përputhje me strategjitë kombëtare dhe direktivat dhe standartet e BE-së.

Aksione të tilla do të ndërmerren në Kavajë, Vlorë, dhe Shëngjin.

Rezultatet e monitorimeve do të shërbejnë politikave vendore dhe kombëtare si dhe masave të nevojshme që synojnë të ofrojnë mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë dhe turistët.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img