26,11,2024

Momenti i sherrit në mes biznesmenit Bamllari dhe policisë (Video)

Must Read
Altin Bamllari

Biznesmeni Altin Bamllari ka shkruar në Facebook se ishte dhunuar nga Policia mbrëmjen e së shtunës, pas mesnate. Ai ka bërë përgjegjëse për dhunën policine.

Nga ana e saj, Policia ka nxjerrë një deklaratë në të cilën bën me dije se biznesmeni së bashku me të birin ka kundërshtuar policinë dhe janë larguar me vrap nga makina, Opinion.al ka arritur të sigurojë këtë video nga Kullat përballë piramidës.

Në video shfaqen dy persona, në të njëjtën orë shfaqen duke vrapuar në drejtim të piramidës. Në ndjekje të tyre është një polic.

Orari i videos përkon me orën e pretenduar nga biznesmeni, por edhe nga Policia.

Ndërkohë që policia ka ndaluar makinën e biznesmenit, të cilën e drejtonte djali i tij, në afërsi të Ambasadës Ruse. Nuk dihet nëse largimi ka ndodhur pas përplasjes me policinë apo pas saj.

Tashmë biznesmeni i është drejtuar publikisht Prokurorisë që të ndjekë  policinë për dhunë, ndërsa policia ka bërë kallëzim me akuzë për kundërshtim të punonjësit të policisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Um0_69-Tnr0?feature=oembed&w=640&h=480]

The post Momenti i sherrit në mes biznesmenit Bamllari dhe policisë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img