03,05,2024

Molliqaj: Qeveria po mashton, muri nuk po rrënohet (Foto)

Must Read

Molliqaj vlerëson se Qeveria e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës.

Sipas tij, çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re./Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook:

QEVERIA PO MASHTRON. MURI NUK PO RRËNOHET POR VETËM PO SHKURTOHET!

  1. Pse duhet që Qeveria të bëj marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër paraqet agresion të Serbisë në Kosovë?!
  2. Pse në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët?!
  3. Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet?!

Me këtë akt, Qeveria jonë e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës. Asnjë Qeveri serioze nuk do të negocionte dhe arrinte marrëveshje për akte kriminale që cënojnë sovranitetin.

Prandaj them që kjo Qeveri nuk duhet të bëj ASGJË lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin. Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re.

16472857_158881257946348_7514523740552479584_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img