Për policinë italiane, Ariton Shaskaj, rezident në Itali që prej moshës 20 vjeçare, nuk rezulton deri më tani i përfshirë në asnjë vepër penale apo në asnjë situatë të dyshimtë.
Për të gjithë ata që e njihnin Ariton Shaskaj ishte një familjar i rregullt, i martuar me Medinën, me dy fëmijë të mitur e banues në qytezën e Cisternës në provincën e Latinës, larg nga vendodhja e picerisë së tij. Picerinë “Peccati di Gola” e kishte hapur rreth 6 vjet më parë sëbashku me bashkëshorten tij Medina dhe biznesi i ecte mjaft mirë.
Sipas policisë italiane, vrasësi ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të Ariton Shaskaj, një plumb ka shkuar bosh, ndërsa tre plumbat e tjerë e kanë qëlluar në kokë e kurriz. Vrasësi në bordin e një motorri sëbashku me një person të dytë, ka pritur që Ariton Shaskaj të kthehet me kurriz duke folur me një klient e më pas e ka qëlluar. Ka qenë bashkëshortja e tij Medina e cila është përpjekur t’i japë ndihmën e parë, por Ariton Shaskaj ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e një feste që zhvillohet çdo vit në komunën e Velletrit e pranë vendgjarjes në atë moment kishte mjaft njerëz duke rrezikuar të përfshiheshin nga plumbat. Piceria “Peccati di Gola” në pronësi të Shaskaj gjëndet mjaft pranë gjykatës së Velletrit, një zonë mjaft në qëndër dhe e populluar. Policia italiane ka nisur hetimet mbi të kaluarën e Artion Shaskaj, raportet e tij miqësore e familjare, duke analizuar të gjitha bisedat telefonike të viktimës si dhe videokamerat e sigurisë në zonën përreth vendgjarjes./oranews/
The post Misteri i vrasjes mafioze të picierit shqiptar në Romë appeared first on Lajminet.