Të paktën këto informacione qarkullojnë në Tropojë dhe në policinë lokale, transmeton lapsi.
Por zyrtarisht, edhe pse ka kaluar më shumë se një javë nga zbulimi i trupave, ende nuk ka emra për dy viktimat edhe pse për mashkullin thuhet se është Agim Mandani, një i kërkuar për vrasje dhe grabitje në Shqipëri dhe Kosovë.
Burimet të policisë së Tropojës thonë se ndonëse kanë një informacion paraprak se kush mund të jenë viktimat, priten rezultatet e ADN-së.
Policia ende nuk di se cili ka qenë shkaktari i vdekjes së dy viktimave edhe pse dyshohet se kanë vdekur nga shkaqe natyrale.
The post Misteri i gruas së gjetur e vdekur në krah të Agim Madanit appeared first on Lajminet.