07,05,2024

Mirënjohje për rektorin Bajraktari nga Parlamenti Studentor i UShAF

Must Read

Parlamenti Studentor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), rektorit, Prof. Dr. Agron Bajraktari i dhuroi Mirënjohje në shenjë falënderimi për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me studentë.

Rektori Bajraktari i falënderoi Parlamentin Studentor për këtë mirënjohje dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

‘’Kjo mirënjohje më bënë të ndjehem krenar për arritjet tona të përbashkëta. Ju studentë të dashur, sot më keni dhënë emocione të këndshme nga fakti se më dhat përshtypjen që bashkëpunimi im me ju ka rezultuar i suksesshëm. Gatishmëria ime ndaj jush do të jetë e përhershme sa herë ju keni nevoj për mua. Dera ime do jetë gjithmonë e hapur për ju. I gëzohem faktit kur në saje të bashkëpunimit ju shoh duke u avancuar në profesionin tuaj’’.

Ndërsa, anëtarët e Parlamentit Studentor të UShAF, falënderuan rektorin Bajraktari për kontributin e dhënë në krijimin e Universitetit më të ri në Kosovë, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa kompromis të ofruar në çdo kërkesë e cila ishte në interes për studentët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img