28,04,2024

Miratohet Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt për periudhën 2017-2025

Must Read

Ferizaj.21.09.2017. Kuvendi i Komunës Ferizaj ka vazhduar sot mbledhjen e ndërprerë të hënën ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryesuesi i Kuvendit të komunës Faruk Guri i cili sqaroi se pezullimi i një pëlqimi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është ndërprerë dje me një vendim të ri nga kjo Ministri e dhe tashmë organet komunale kanë të drejtë të miratojnë këtë plan.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainca ka sqaruar para kuvendarëve se hartimi këtij plani ka marrë një kohë të gjatë dhe janë zhvilluar komunikime të vazhdueshme me Ministrinë për t’u respektuar të gjitha kriteret e parapara ligjore.

Ai shpjegoi se edhe ankesave të qytetarëve organet komunale u janë përgjigjur me arsyeshmëri të plotë edhe peticioneve të banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi” ndaj kundërshtimeve që kanë pasur për ndërtimet e larta.
Ndërkaq në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa deklaroi se ky plan zhvillimor paraqet orientimet më të mira për qytetin dhe fshatrat dhe meriton të votohet për krijimin e kushteve e standardeve moderne në shumë sfera.

“Jam shumë i sigurte tani se kemi në dorë njërin nga projektet më identifikuese për qytetarët tanë dhe i cili nuk mund të realizohet pa pasur edhe ne një pajtueshmëri mes vete .Komuna e Ferizajt disa herë ka treguar edhe më herët se din të bashkëpunojë mirë kur ka pasur para vetes vendime të rëndësishme. Unë e konsideroj si veprim të qëlluar që e kemi shtyrë seancën të hënën sepse tashmë u sqarua kjo situatë. Unë i kuptoj shqetësimet e qytetarëve qofshin ato të arsyeshme apo të paarsyeshme , apo edhe të motivuara , por çështjet individuale parcelat individuale janë ato që do t’japin identitetin këtij plani. Ky plan përcakton zhvillimi ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë për 8 vitet e ardhshme dhe na takon të punojmë bashke për realizimin sa më të mirë të tij” tha kryetari Svarqa.

Këshilltarët komunalë komentuan në mënyra të ndryshme përparësitë dhe mangësitë që ka ky plan por dominoi disponimi i përgjithshëm se ky dokument strategjik është një pasuri e rëndësishme për Ferizajn.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit me 20 vota për , asnjë kundër dhe 6 abstenime kuvendarët ferizajas kanë miratuar Planin Zhvillimor komunal 2017- 2025.

Gjatë seancës së sotme me shumicë votash janë miratuar edhe dy pika të tjera që kanë të bëjnë më shndërrimin e tokave nga destinimi bujqësor në atë ndërtimor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img