07,05,2024

Ministrja Reshitaj paralajmëron dënime për dëmtuesit e lumit Nerodime

Must Read

Ferizaj.13.10.2017. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, vizitoi fenomenin natyror “Bifurkacioni” në Ferizaj. Ajo nga afër u njoftua me gjendjen aktuale të këtij fenomeni me qëllim që të rishikohen mundësitë për mbrojtjen dhe investimet që i duhen kësaj zone turistike.

“E shoh që diçka është punuar, diçka duhet të punohet dhe konsiderojmë si një prioritet që t’i ruajmë këto monumente të veçanta dhe fenomene botërore shumë të rralla. Natyrisht ne duhet ta mbrojmë me fanatizëm edhe të punojmë e të ndërgjegjësohemi për rëndësinë që kanë”, tha Reshitaj.

Pas vizitës së ‘’Bifurkacionit’’, ministrja Reshitaj shkoi edhe në Jezerc, për të parë nga afër dëmtimet që janë bërë në lumin e Nerodimes, pas një gare që u zhvillua me automjete të rënda ditë më parë. Ajo tha se për këtë gjë do të ketë edhe dënime.

“T’iu them të drejtën ne si ministri kemi reaguar menjëherë dhe e kemi sjell inspektoratin që ka ardhë dhe ka dhënë vërejtjet për dëmtimin që është bërë, por edhe moslejimin e garave të ndryshme brenda lumit Nerodime. Është e ndaluar me legjislacion të Republikës së Kosovës që të bëhen çfarëdo lloj garash të cilat e dëmtojnë dhe prekin lumin, prandaj ne jemi këtu për të treguar dhe mos lejuar që pasuria jonë të dëmtohet. Rasti është në procedurë dhe do të ketë edhe dënime në bazë të ligjeve në fuqi” , tha Reshitaj

Ministrja Reshitaj, në kuadër të këtyre vizitave në rajonin e Ferizajt, qëndroi për pak minuta edhe tek shpella e Gadimes, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img