11,09,2025

Ministrja Hoxha e përkushtuar në rikthimin e drejtësisë në vend

Must Read

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim Ambasadoren e Zvicrës, Krystyna Marty Lang dhe Zëvendës Ambasadoren, Anita Schlüchter Roth.

Gjatë këtij takimi ambasadorja Lang shprehu gatishmërinë e misionit që ajo drejton për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit dhe theksoi se Ambasada e Zvicrës mbetet e përkushtuar që të mbështesë edhe më tutje Ministrinë e Drejtësisë, me theks të veçantë në fushën e noterisë, çështjen e personave të zhdukur, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Ambasadorja Lang u fokusua po ashtu në rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren pёr bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës kanë dhe vazhdojnë tё kenë me Ambasadën e Zvicrës, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.

Ministrja Hoxha informoi Ambasadoren Lang se lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit dhe zvogëlimi i numrit të lëndëve në Gjykata janë disa elementet kyçe në të cilat do të fokusohet puna e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministrja Hoxha po ashtu informoi Ambasadoren Lang se gjatë drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë, puna e saj do të udhëhiqet nga tre parime kryesore që janë: transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img