23,07,2024

Ministrja e re e Drejtësisë: Këto janë premtimet e Dhurata Hoxhës

Must Read

Në një konferencë për media në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, prezantoi para medieve ministren e re të Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ai tha se Hoxha është kandidate e përgatitur për këtë pozitë pasi ka punuar në fushën e sigurisë që ka rëndësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë.

“Është njëra ndër kandidatet më të përgatitura në këtë fushë. Me punën e saj do të krenohet drejtësia në Kosovë. Hoxha do të rrisë besimin për drejtësinë në Kosovë. Nga sot besoj se do të fillojë detyrën në kabinetin qeveritar. Hoxha ka qenë këshilltare e ish kryeministrit Thaçi, po ashtu edhe e kryekyvendarit Veseli”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministrja e re në Ministrinë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha: “Më lejoni të falënderoj kryetarin (Kadri) Veseli, Kryesinë që unë të emërohem ministre. Besoj që përvoja dhe arsimimi amerikan do të më ndihmojnë në detyrën e re. Shpreh përkushtimin për luftë kundër krimit e korrupsionit mbi parimin se askush nuk është mbi ligjin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img