21,12,2025

Ministria e quan të pasaktë lajmin se Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve

Must Read
Dhurata Hoxha

Në reagimin e ministrisë thuhet se ky lajm është i pasaktë, pasi deri më tani nuk ka pranuar ndonjë raport nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ministrja e Drejtësisë, ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës, andaj, çdo konstatim rreth kësaj çështjeje është i pasaktë”.

“Pas pranimit të Raportit të Inspektoratit, Ministrja e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet në pajtim me të gjeturat e raportit”, thuhet në reagimin e MD-së, transmeton lajmi.net.

Ndryshe sot është raportuar se nga ministrja Hoxha do të shkarkohen  katër drejtorë të cilët kishin darkuar me një ish të burgosurin, Blerim Potera, i cili ishte dënuar për veprën penale trafikim me armë. / Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img