22,12,2024

Ministria e Kulturës humb gjyqin për Kalanë e Lezhës – i hapet rrugë shkatërrimit

Must Read

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga Ministria e Kulturës në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore. Ky vendim ka sjellë reagim të ashpër nga ana e ministres së Kulturës, Kumbaro, si dhe të shoqatës së trashëgimisë kulturore. “Ky nuk është denoncimi i një pale të humbur në një proces gjyqësor! Këto nuk janë fjalët e një politikani në kontekstin e reformës në drejtësi! Këto janë faktet e shëmtuara të një realiteti që ka humbur orientimin e vlerave që mbart!”, shkruan Kumbaro në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Duke sjellë në kujtesë debatin e ngritur më vitet 2012-2013 për ndërhyrjet që po bëheshin në zonën e kalasë së Lezhës që sipas saj po mbushej me motele.

Kumbaro shkruan se Ministria e Kulturës arriti ta shpëtojë në vitin 2014 thesarin e Trashëgimisë kulturore nga motelizimi dhe rrënimi i arkeologjisë.

“Në ato kushte Ministria e Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në vitin 2013- 2014 rimori në shqyrtim të gjitha dosjet dhe urdhrat e lëshuar për këtë projekt dhe i shfuqizoi ato, pasi konstatoi shkelje të rënda të procedurave dhe, me profesionalizëm dhe analizë ligjore dhe teknike, vuri në vend një situatë emergjente duke shpëtuar një vlerë të çmuar të pasurisë së brezave. Por subjekti privat e dërgoi këtë vendimmarrje në gjyq dhe, Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi pa argumentim dhe pa marrë fare në konsideratë arsyetimin e MK”, shkruan Kumbaro.

Sipas saj, “me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”.

Sipas ministres Kumbaro, interesi privat vazhdon të mbisundojë. “Të paktën në këtë rast që denoncojmë, shërbimi i dhënies së drejtësisë nuk njeh paligjshmëri, parregullsi apo sensibilitet në administrimin e vlerave kombëtare, por vazhdon të na zhgënjejë të gjithëve me qëllimet që përndjek.

Shërbimi gjyqësor është shërbim publik. Efikasiteti i tij sigurohet me sigurimin e një tërësie standardesh, zbatim parimesh e rregullash të cilat nuk janë qëllim në vetvete, por që kanë veç një qëllim, të sigurojnë respektimin e të drejtave në një shtet të së drejtës”, thotë Kumbaro.

Sipas saj jemi në në kushtet evidente të një interesi publik të cenuar rëndë nga mosfunksionimi i një shërbimi publik. Duke e quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, Kumbaro shkruan se “Gjykata keqinterpreton ligjin, prek dhe cenon rëndë interesin publik, kur në vetvete qëllimi i gjyqësorit është vënia në mbrojtje e këtij interesi.

Mirëpo, Ministria e Kulturës, që respekton ligjet dhe parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve ku pushtetit gjyqësor i jepet e drejta të ushtrojë kontroll e vigjilojë mbi veprimtarinë e administratës publike, nuk mund të rrijë indiferente dhe të mos vërë në dijeni qytetarët dhe organet kontrolluese të veprimeve të gjyqësorit që vlerat dhe pasuria kombëtare, trashëgimia kulturore po cenohen papërgjegjshmërisht”.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img