21,12,2024

Ministria e Financave: Mos-interesimi i qytetarëve për t’ua falur borxhet kërkon analizë

Must Read

Që nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjithsejtë janë falur rreth 140 milionë euro, ndërsa janë inkasuar të hyra mbi 20 milionë euro.

Në Ministrinë e Financave janë shprehur të pakënaqur me interesimin e qytetarëve për faljen e këtyre borxheve, ndërsa shprehen të bindur se falje të tilla nuk do të ketë më, raporton RTV21.

Ata shprehen se ky mos-interesim i qytetarëve është për analizë.

Por, qytetarët, në anën tjetër, pavarësisht se kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë kontratë me institucionet publike ku kanë borxhe, kërkojnë shtyrje të afatit të faljes së borxheve.

Në Ministrinë e Financave thonë se nuk do të ketë më shtyrje të afatit, ndërsa ftojnë qytetarët që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i shlyer borxhet që kanë ndaj shtetit deri më 3 shtator të këtij viti, kur edhe shfuqizohet ligji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img