Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Date:

spot_imgspot_img

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin gjatë ditës së sotme u krenuar me Betejën e Pashtrikut dhe Koshares.

Edhe pse janë të faktuara që këto dy beteja janë të fituara nga UÇK, ministri serb gjatë ditës së sotme tha që këto dy beteja janë fituar nga forcat serbe dhe krenohej me to, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Luftimet në Pashtrik dhe Koshare ndaluan marshimin e NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë por edhe përparimin e forcave shqiptare dhe për këtë sukses të madh janë përgjegjës ushtarët dhe komandantët e njësive taktike.”, tha Vulin.

Tutje, Vulin vazhdoi me gënjeshtra duke thënë që pa një fitore në Koshare dhe Pashtrik, marrëveshja Ushtarake-Teknike e Kumanovës nuk do të kishte ekzistuar.

Në Betejën e Koshares në radhët e UÇK-së ranë dëshmor katër ushtarë dhe një u plagos, ndërsa tek forcat serbe 23 ushtarë mbetën të vrarë.

Intervistat e ndryshme të ushtarëve serb që kanë qenë pjesë e kësaj beteje kanë dëshmuar tmerrin që e kanë përjetuar gjatë atyre ditëve./Indeksonline/

Subscribe

- Never miss a story with notifications

- Gain full access to our premium content

- Browse free from up to 5 devices at once

Latest stories

spot_img

Related stories

Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar mbi 13 mijë patentë shoferë

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2025 mbi 13...

​SBAShK paralajmëron grevë nëse nuk ka dialog me MAShT-in deri në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK),...

Vrasja e Enver Bajraktarit, i arrestuari pranon fajin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i arrestuari...