Me këtë rast ai ka pasur rastin të takojë shumë nga sekretarët për bujqësi të shteteve të ndryshme në Amerikë, si Delaware, Minnesota, Nebraska, Oklahoma, Oregon, Tennesse, Texas, Wisconsin, Wyoming, etj.
I shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Iowa-, Xhavit Gashi, ministri Krasniqi gjatë punimeve të këtij takimi ka takuar edhe Guvernatorin e shtetit të Nebraska-s, Pete Rickets.
Në këto takime ai ka prezantuar të arriturat dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, si dhe mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në këtë fushë, mbështetje kjo që vazhdon edhe më tutje.
Ministri theksoi bashkëpunimin që Kosova dhe shtetit i Iowa-s kanë në shumë fusha, dhe shtoi se në fushën e bujqësisë ka interesim që bashkëpunimi të zhvillohet edhe me shtete të tjera në Amerikë.
Ai po ashtu tha se Kosova mund të përfitojë edhe më shumë nga përvojat e shteteve të ndryshme në Amerikë, veçanërisht nga ato shtete ku bujqësia luan ndër rolet kyçe në ekonomi. /Lajmi.net