22,06,2024

Ministri Klosi pranon ngjarjen në Shkodër

Must Read

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi reagimin e parë të tij, në cilësinë e ministrit e ka bërë në llogarinë e tij personale në facebook, ku dënon ashpër aktin kriminal të ndodhur me fëmijët jetimë që strehohen në atë qendër.

Ministri ka shkruar: “Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qendrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti t’i kujtoj çdo bashkie, përgjegjësinë prioritare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”.

Në fakt qendra e fëmijëve jetimë në Shkodër nuk është bërë për herë të parë objekt abuzimesh, pasi jo më larg se një vit më parë, një edukatore u bë personazh i një abuzimi të pashoq ndaj një fëmije të mitur, që ishte i moshës poshtë 6 vjeç.

Gruaja dhunuese u arrestua dhe doli para gjykatës pasi ajo i filmua duke i qëndruar në prehër një të mituri që qante. Edhe atëherë ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale reagoi po kaq ashpër, shkarkoi drejtoreshën, por më pas qendra dhe skandali u harruan. /shekulli

The post Ministri Klosi pranon ngjarjen në Shkodër appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img