03,05,2024

Ministri i Policisë shkel ligjin, e raporton veten në polici (Foto)

Must Read

Ministri i Policisë në Australi, Troy Grant, ka thënë se nuk kishte qenë i vetëdijshëm se e kishte shkelur ligjin kur e kishte përdorur telefonin gjatë ngasjes së makinës.

 

Grant, i cili është edhe deputet për New South Wales në Parlamentin e Australisë, ishte i ndalur me makinë kur e kishte përdorur telefonin për të bërë një fotografi, të cilën më pas e kishte postuar në Twitter nga shtëpia, transmeton Express.

Por, pasi që u alarmua për shkeljen që kishte bërë, Grant e raportoi veten në polici për t’u përballur me një gjobë prej 203 deri në 250 dollarë.

“Kjo më shërben si kujtesë masive. Askush nuk është mbi ligjin, madje as ai që është ministër i policisë,” ka thënë ai

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img