Sikurse çdo fundvit, në studimin e ri të platformës profesionale Twiplomacy që mbikëqyrë, analizon dhe i matë statistikat e llogarive personale në Twitter të politikanëve nga mbarë bota, Twiplomacy, Hoxhaj është renditur në mesin e 50 liderëve botërorë më të konektuar në vitin 2016.
Si bazë është marrë aktiviteti i përditshëm, vendet nëpër botë prej nga tweet, sa e ndjekin njëri-tjetrin politikanët në Twitter, e me radhë.
Hoxhaj është renditur përkrah Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry qw mban numrin 30 dhe llogarive të ministrive të jashtme të shumë vendeve evropiane.
Çfarë bie në sy në këtë renditje më të re, është se asnjë ministër i jashtëm nga rajoni nuk është futur ende ndërsa nga ministrat e jashtëm të Evropës, pos Hoxhajt është edhe Miroslav Jajçak i Sllovakisë, Edgars Rinkevics i Letonisë, dhe Linas Linkevicius i Lituanisë. /Lajmi.net/
.