16,12,2025

Ministri gjerman në Tiranë, takon Ramën, Bushatin dhe Bashën

Must Read

Kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa agjenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Fillimisht Steinmeier do pritet nga homologu i tij Ditmir Bushati dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin në një konferencë për media.

Më pas ministri i jashtëm gjerman do të takohet me kryeministrin Rama si edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kjo është hera e parë që Steinmeier vjen në Tiranë dhe vizita e tij ndodh në një kohë kur politika ende nuk ka gjetur konsensusin për miratimin e reformës në drejtësi.

 

The post Ministri gjerman në Tiranë, takon Ramën, Bushatin dhe Bashën appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img