19,12,2024

Ministri Ahmetaj: Unë i di emrat e shqiptarëve të “Panama Papers”

Must Read
Arben Ahmetaj

Në një intervistë për Vizion Plus, ministri i financave Arben Ahmetaj jep për herë të parë detaje mbi punën që po bën aktualisht Drejtoria e Pastrimit të Parave. Të dhënat që do të dalin nga ky hetim, do të përcaktojnë edhe fatin e firmës që ka monopolin e markimit të karburanteve, “GFI Albania”.

“Jemi duke folur për të marrë hapat tona të duhura, por sigurisht që informacioni është akoma nga media. dhe një institucion siç është drejtoria e pastrimit të parave nuk mund të marrë menjëherë një hap zyrtar duke u bazuar thjesht në deklarimin e mediave. Pavarësisht nga “Panama Papers” që kanë dalë apo do të dalin, auditimi, verifikimi, monitorimi bëhet dhe do të bëhet vazhdimisht.”

Ministri Arben Ahmetaj nuk duket aspak i surprizuar që ky skandal ka përfshirë edhe emra biznesmenësh të njohur në Shqipëri.

“Mezi pres edhe lajme të tjera nga “Panama Papers”, sepse mund të shohim edhe emra të tjerë, dhe besoj se nuk do të habitemi. Për mua si ministër Financash në përgjegjshmëri do të ishte e ekzagjeruar të shprehesha në ekstrem. Por mund të them që nuk është se nuk e prisnim. Dhe nuk është se emrat nuk kanë dritëhije. Dhe nuk është se emrat nuk kanë lidhje me qeverinë e kaluar. Dhe nuk është se emrat nuk na çojnë afër dyerve të ish-pushtetarëve apo familjarëve të tyre. Kjo është e drejtpërdrejtë!”

The post Ministri Ahmetaj: Unë i di emrat e shqiptarëve të “Panama Papers” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img