27,11,2025

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës takohen me Poroshenkon

Must Read

Frank-Walter Steinmeier dhe Jean Marc Ayrault kanë biseduar me presidentin ukrainas Petro Poroshenko, mbi mënyrat se si të sigurohen një armëpushim i qëndrueshmë dhe zbatimin e dispozitave politke, të marrëveshjes së Minskut, që është arritur në shkurt të vitit 2015.

Më 13 shtator, liderët e separatistëve të mbështetur nga Rusia, në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut kanë shpallur armëpushim të njëanshëm, që do të fillojë në mesnatën e 14 shtatorit. Steinmeier ka thënë se Kievi është pajtuar që të vëzhgojë këtë armëpushim.

Ministri i jashtëm francez ka thënë se marrëveshja në mes të Kievit dhe separatistëve për të tërhequr trupat e tyre nga tre zona në lindje të Ukrainës, mund të nënshkruhet javën e ardhshme,.

Dy palët ishin pajtuar që të respektojnë një armëpushim prej 1 shtatorit, që dështoi të ndalë plotësisht luftimet, nga të cilat që prej prillit të vitit 2014, javë vrarë më shumë se 9,500 njerëz.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img